Lajme

Arifi: Fillimi i vitit të ri shkollor shënohet në mungesë të teksteve mësimore në gjuhën shqipe

Dakordimi i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Rama me homologun e tij Vuçiq me rastin e vizitës së tij në Nish ku ishte edhe Kryetari i Komunës së Preshevës prezent, për sjellen e librave mësimore nga lëndet shkencore (botimi i Cambridge dhe Oxford) të përkthyer në gjuhën shqipe si dhe të aprovuara në sistemin arsimor nga Republika e Shqipërisë ishte një zgjidhje e parcializuar e problemit.

Situatat e vështira të krijuara në dekadat e fundit në mungesë të librave elementare mësimore në gjuhën shqipe janë indinjatë e thellë për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe pasqyrojn edhe njëherë mosinteresimin e pushtetit qendror për çështjet jetësore të shqiptarëve në Luginë, ndërkaq demonstron në mënyrë shembullore mosfunksionalitetin dhe mosefikasitetin e Këshillit Kombëtare Shqiptarë, institucion i rëndësishëm i cili (keq)përdoret nga të stërvjetëruarit si konglomerat grupesh për punësime partiake. Gjithashtu është evidentur rasti kur kjo marrëveshje e nënshkruar në gusht të vitit 2016 nga i ndjeri Jonuz Musliu me ministrin përkatës për zgjidhjen e parcializuar të mungesës së librave mësimore (librat e shkencave) nuk është miratuar më vonë nga opozita e tanishme në seancën e KNSH-së për arsyje të ulëta politike dhe partiake.

”Mungesa e kushteve elementare në mungesë të librave mësimorë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës paraqet një diskriminim të rëndë, prandaj ishte temë bisedimi me miqtë ndërkombëtar sidomos ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë etj. Si rezultat i kësaj kam pranuar edhe me shkrim letrën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd z. Kyle Scott i cili më ka siguruar personalisht se do të përkujdeset për zgjidhjen e problemit të librave mësimore në gjuhën shqipe. Qëndrimet e mia si dhe strategjinë e zgjidhjes së këtij problemi e kam bërë disa herë publike në komunikatat për media, si hap i parë është efikasiteti i KKSH-së dhe harmonizimi i qëndrimeve të subjekteve shqiptare në Luginë, ndërkaq unë ju siguroj se do ti qëndroj pas kësaj çështje deri në fund të zgjidhjes së problemit.”-ka shkruar Kryetari Arifi në rrjetin e tij social.

Related Articles

Back to top button