Lajme

Daçiq: Korrigjimi i kufijve vetëm ide, shqiptarët nuk po kuptojnë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se korrigjimi i kufijve me Kosovën është vetëm një ide.

Ai njoftoi se për propozime më konkrete dhe për atë se çfarë nënkupton zgjidhja e kompromisit do të diskutohet në shtator.

“Nga shtatori duhet të flasim për gjëra më konkrete, për atë që dikush e konsideron një kompromis. Ato ide që dëgjohen nuk do të thotë se do të pranohen”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai theksoi se shqiptarët nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar, pasi sipas tij, ata mendojnë se gjithçka është e njëjtë dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për konceptin e korrigjimit të kufijve, Daçiq tha se vetëm një territor specifik do të diskutohej, pasi flitet për atë sikur kjo ide krejtësisht është e pranueshme.

“Shqiptarët, nën një kompromis, besojnë se ata do të marrin Preshevën dhe Bujanocin, dhe unë nuk di se çfarë do të thoshin për këtë ide se ata duhet të qëndrojnë në Serbi”, tha Daçiq duke shtuar se të gjitha idetë duhet të diskutohen.

Related Articles

Back to top button