Lajme

Haradinaj sërish kundër idesë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Ai aty ka konfirmuar se nuk e kanë marrë ende draft statutin e Asociacionit, por ka thënë se është detyrë e Kosovës që ai të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Haradinaj po ashtu ka thënë se si përgjigje ndaj retorikës së Serbisë e cila e dëshiron veriun, është e logjikshme që Kosova ta kërkojë marrjen e Luginës.

Ai tutje ka thënë se shpreson që edhe deklarimet e Thaçiqt të jenë në kuadër të përgjigjes së retorikës së Beogradit, në të kundërtën ai është shprehur se Kosova i ka punë keq.

“Jam kategorisht kundër kësaj ideje dhe askush se ka mandatin që të negocioj për territorin e Kosovës apo ndryshim të kufijve”, ka thënë Haradinaj.

E në lidhje me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme para dialogut që e ka parashtruar opozita, kryeministri ka thënë se opozitës i kanë dhënë mundësi disa herë që të marrin përgjegjësi në dialog, por këtë ata nuk e kanë bërë.

Ai ka thënë se nëse opozita është e gatshme është mirë por që nuk beson se do të mund të arrijnë dicka për një seancë.

E i pyetur nëse AAK do ta përkrahë një rezolutë të opozitës që mos të diskutohet për ndryshim të kufijve me Serbinë ka thënë se e kanë votën e tij që tash.

Related Articles

Back to top button