Trekëndëshi Bermuda ka qenë në qendër të mistereve të botës për vite, dhe teoritë e ndryshme komploti kanë shërbyer për vite si një shpjegim për ngjarjet e pazakonta aty
Pas një eksperimenti të madh, shkencëtarët besojnë se të gjitha ngjarjet e pazakonta mund të shpjegohen si një fenomen natyror. Hulumtuesit në Universitetin e Southampton besojnë se kjo zonë shpesh është dominuar nga valët që mund të arrijnë një lartësi mbi 30 metra dhe se ato mund të jenë shkaku i shumë aksidenteve detare.
Si pjesë e dokumentarit “The Bermuda Triangle Enigma”, prodhuar nga Channel 5, hulumtuesit morrën për mostër anijen USS Cyclops, e cila zhduk në vitin 1918. Në këtë aksident, 306 pasagjerë dhe ekuipazhi u zhdukën dhe asnjë mbetje nuk u gjet.
Në kushte eksperimentale, u provua se si pasojë valëve të mëdha, nuk u desh shumë kohë që anija të mbytet plotësisht.
Dr. Simon Boxall, beson se në zonën e Trekëndëshit Bermuda, tre rryma të mëdha vijnë nga drejtime të ndryshme që më pas krijojnë kushte për këto valë të rrezikshme.
Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hulumtimit shkencor, këto valë shkojnë deri në mbi 30 metra, të cilat e gëlltisin pa problem çdo anije.