Lajme

Ofendoi komunitetin turk, ultimatum Haradinajt për shkarkimin e zv.ministrit Gjergj Dedaj (Dokument)

Ofendoi komunitetin turk, ultimatum Haradinajt për shkarkimin e zv.ministrit Gjergj Dedaj
Deputetët e Grupit 6+ i kanë dhënë afat kryeministrir Ramush Haradinaj, që deri në fund të javës ta shkarkojë zv.ministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Shkak për këtë është një deklaratë e bërë të dielën nga ky i fundit ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre”. Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur “Shtriga të Ballkanit”.

6+ këtë deklaratë e vlerëson fyese dhe ofenduese për komunitetin turk.

“Deklarimet e z. Dedaj mund të shkaktojnë përçarje të madhe si dhe t’na sjellin probleme ndëretnike e fetare, sidomos të komunitetit turk”, thuhet ndër të tjera në letrën e deputetëve të këtij grupi dërguar Haradinajt.

Related Articles

Back to top button