Për herë të parë në Preshevë organizohet shkolla verore “Kur trupi flet”
Të nderuar/a!
Kjo #ShkollëVere që do mbahet për herë të parë në Preshevë, në fushën e mirëqenies psikoemocionale, do realizohet në objektin e cerdhes “8 marsi”.
Gjithcka është gati për t’u realizuar Shkolla Verore “Kur trupi flet”, e për t’u njohur më mirë me ndikimin e trupit të njeriut në psikikën e tij… se si indi lidhor ka rol aq të rëndësishëm në formimin e karakterit, puna me trup dhe mendje (points and positions) dhe ndikimi aq i madh në gjendjen e atij që kërkon ndihmë nga profesionisti; se si ushqimi ndikon në mirëqenien psikoemocionale, e si ushqimet e caktuara ndikojnë për ta rritur vëmendjen dhe larguar mjegullitë e trurit; se si përmes yogas relaksohet trupi, kalohen ditët më mirë dhe më lehtë!
Superprofesionistët, ligjëruesit e kësaj #ShkollëVere janë ata që ua kemi bërë të njohur më parë, si MSc. Migjen Amzai (psikolog klinik dhe psikoterapist), PhDc. Diola Dosti-Baftiu (Mesimet e Dioles) dhe prof.instr. Lumturie Durmishi (instruktore e yoga dhe hi-low aerobic)
Cdo kush nga shkencat psikosociale dhe mjekësore (dhe student i drejtimeve përkatëse), që është i interesuar për punë profesionale dhe efektive, jeni të mirëseardhur!