Lajme

Problemi i furnizimit me rrymë në disa lagje të Preshevës po gjenë zgjidhjen

Problemi i furnizimit me rrymë në disa lagje të qytetit po gjenë zgjidhjen

Me kërkesë të Komunës së Preshevës që nga viti 2016 pëfaqësuesve të EPS-it për të siguruar furnizim të rregullt dhe kualitativ me energji elektrike, këto ditë po zhvillohen punimet në vendosjen e kabllit nëntokësorë të tensionit të lartë, nga Trafostacioni kryesor në drejtim të lagjeve problematike të qytetit.

Përmes kësaj ndërhyrjeje, lagjet që gravitojnë në rrugën e Karposhit, rrugës së Norçës dhe disa pjesëve tjera të qytetit do t’u evitohen ndërprerjet e energjisë elektrike, me rastin e paraqitjes së defekteve në malësinë e Karadakut të Preshevës.

Jemi këmbëngulës ndaj EPS-it që projektet e tilla të realizohen edhe në drejtim të vendbanimeve tjera të komunës sonë, në mënyrë që qytetarët tanë të kenë furnizim sa më kualitativ me energji elektrike.

Related Articles

Back to top button