Lajme

Profesori Amerikan: Kosova nuk duhet të ndahet, por të merret Lugina e Preshevës

Profesori i Universitetit amerikan Columbia University, David Phillips, në një intervistë për radion gjermane Dojçe Vele, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të ndahet Kosova.

Lidhur me situatën e fundit të krijuar mbi Luginën e Preshevës, Phillips ndër të tjera thotë se “territoret në veri të Lumit Ibër janë rrëmbyer me forcë dhe spastrim etnik”.

“Qeveria e Kosovës e ka shpjeguar qëndrimin e saj. Nuk do të merr pjesë në bisedime për të legalizuar transferimin e këtyre territoreve në Serbi. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë, do të jenë të vetmet që do të përfshihen në korrigjimin e kufijve”, deklaron profesori amerikan Phillips për Dojçe Vele.

Related Articles

Back to top button