Rampa Automatike në fshatin Raincë afër finalizimit
Rampa Automatike në fshatin Raincë afër finalizimit
Banorët e fshatit Raincë por edhe vendbanimeve tjera të komunës sonë, gjatë tërë kohës iu kanë ekspozuar rrezikut, me rastin e kalimit mbi hekurudhë, përgjatë rrugëve që shpiejnë në drejtim të xhadës së vjetër.
Në mungesë të rampës automatike, kanë pësuar shumë herë kalimtarët e rastit, duke marrë dhe jetë njerëzish, ku kanë pësuar me fatalitet më shumë se 20 viktima.
Me rastin e rekonstruimit të hekurudhës nga komuna e Bujanocit deri në Stacionin hekurudhor në fshatin Bukuroc, nuk është përfshirë edhe vendosja e rampës, përkundër rritjes së shpejtësisë së qarkullimit të trenave deri në 95 km/h.
Për shkak të rrezikshmërisë së qytetarëve tanë, nga viti 2016 e këtej, komuna e Preshevës ka këmbëngulur tek Hekurudhat e Serbisë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë.
Kërkesa jonë është aprovuar nga ana e Hekurudhave të Serbisë, për të cilën dhe janë udhëhequr procedurat teknike e administrative që kjo rampë të vendoset.
Me vendosjen e rampës do të rritet niveli i sigurisë i banorëve të Preshevës dhe Bujanocit, që e frekuentojnë këtë aks rrugorë, që lidhë vebdbanimet e këtyre dy komunave.
Vlera e projektit kapë shumën mbi 200,000 euro.