Rasti i priftit Brunson, Erdogan: jo mentalitetit evangjelisto-sionist të SHBA
Janë acaruar dhe më tej raportet Ankara – Uashington, ku në qendër të mosmarrevëshjeve tashmë është dhe një prift evangjelist, Andrew Brunson.
Autoritetet turke kanë vendosur ta mbajnë në paraburgim klerikun e krishterë me banim prej vitesh në Turqi, me akuzën e bashkëpunimit me autorët e grushtit të shtetit në korrik 2016. Brunson konsiderohet si mik i Gylenit, klerikut tjetër që Ankaraja e kërkon me ngulm nga SHBA për ta ekstraduar.
Dhe nga ana tjetër, administrata Trump kërkon me ngulm lirimin dhe kthimin e priftit në shtëpi.
Është presidenti Erdogan ai që nuk a ka pranuar presionin amerikan dhe ka deklaruar se Turqia nuk do të bëjë kompromise në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Sipas tij vërejtjet e “mentalitetit evangjelist e sionist” nga ana e Shteteve të Bashkuara ishin të papranueshme.
Edhe pse kanë zhvilluar disa biseda telefonike së bashku Trump dhe Erdogan nuk po arrijnë të dakortosohen, sidomos sa i përket esktradimit të Gylenit, blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia, si dhe ngurrimit amerikan për t’i shitur Turqisë F-35-at.