Kupola më e lartë e shtetit serb, mes të cilëve Vuçiç dhe Irinej, përkujtuan viktimat në radhët e bashkëkombasve të tyre në operacionin “Stuhia” ndërmarrë nga ushtria kroate në vitin 1995 në Backa Palanka.
Patriarku serb Irinej tha se “dhuna dhe vuajtjet e popullit serb kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet”, se “ky krim nuk ka ne nuk mund ta harrojmë kurrë, por ne duhet të falim si të krishterë”.
“Virtyti i krishterë është të falësh si Zoti na fal”, tha Irinej kleriku i lartë ordodoks serb. Sipas tij, serbët u vranë pasi i përkisnin besimit ortodoks.
“E frikshme është se ata u vranë nga duart e disa njerëzve jo të panjohur, as të pa fe, por nga vëllezërit e krishterë”, tha ai Irinej.
Sipas të dhënave zyrtare të Beogradit, në operacionin “Stuhia” që përket verës së vitit 1995, pra pak pasi serbët shkaktuan Srebrenicën e tmerrshme, u zhvendosën nga Krajina në Bosnje Hercegovinë më shumë se 200.000 serbë, ndërsa të paktën 2.000 prej tyre u vranë ose u zhdukën.
Edhe Vuçiç tha se “Serbia kurrë nuk do të lejojë që ky krim të harrohet”
Por Vuçiç u shpreh i pezmatuar për përkujtimin që kroatët i bënin operacionit “Stuhia”.
Ai përmendi medaljen që presidentja Kitaroviç u ka dhënë dy gjeneralëve të operacinit, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, duke thënë se ata janë të lumtur për këtë.
“Kjo na bën të ndryshëm sot”, shtoi Vuçiç.
Ironia serbe në këtë rast është të njëjtin qëndrim nuk e mbajnë për Srebrenicën; Vuçiç ka bërë një kthesë të lehtë deri diku, por elita tjetër serbe, përfshirë dhe Kishën, nuk ndodh ta kenë dënuar masakrën ndaj 8 mijë boshnjakëve muslimanë, më të rëndën pas Luftës së Dytë Botërore.