Lajme

Tarifat dhe sanksionet amerikane, irritim dhe në Berlin: nuk do i nënshtrohemi Trump-it!

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier ka kritikuar ashpër presidentin Trump për politikën e tij në drejtim të tarifave dhe sanksioneve, duke argumentuar se këto masa do të shkatërrojnë vende pune dhe shtoi se Evropa nuk do të jepet ndaj presionit amerikan për Iranin.

SHBA ka hyrë në konteste tregtare në disa fronte duke futur tarifat që synojnë, sipas administratës Trump, mbrojtjen e vendeve të punës në Amerikanë nga praktikat e pandershme tregtare në Kinë dhe në Evropë dhe vende të tjera, siç pretendohet.

Por është dhe vendimi për të vendosur sanksione kundër Teheranit, të cilat kanë në shënjestër dhe ato veende që bëjnë biznes me Iranin, ku veçojnë kompanitë evropiane, duke çuar kështu drejt një konflikti të Uashingtonit me aleatët evropianë, sipas Zërit të Amerikës.

“Lufta tregtisë ngadalëson dhe shkatërrojnë rritjen ekonomike dhe të çon në pasiguri”, ka thënë Altmaier për Bild am Sontag, duke shtuar se dëmin më të madh po e vuajnë konsumatorët, sepse tarifat më të larta të çojë në rritjen e çmimeve.

Duke komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, ministri gjerman tha se vendi i tij dhe aleatët e tij europianë do të vazhdojnë të mbështesin kompanitë që veprojnë me Iranin pavarësisht presionit të SHBA.

“Ne nuk do të lejojmë Uashingtonin të diktojë se me kë bëjmë biznes, ndaj dhe jemi për respektimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila parashikonte ndalimin e zhvillimit të armëve nukleare”, tha Altmaier.

Megjithatë, disa kompani evropiane janë tërhequr nga plani për të investuar në Iran për shkak të sanksioneve të reja amerikane, duke përfshirë Total Oil, si dhe prodhuesit e makinave PSA, Renault dhe Daimler, thotë Zëri i Amerikës.

Related Articles

Back to top button