Lajme

Tensioni në në Veri: mesazhe nga Thaçi dhe Gjuriç, këndej dhe andej kufirit…

Pas paralajmërimeve për eskalim të mundshëm në Veri nga për shkak të mosformimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidenti Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.

Ai, përmes një deklarate thotë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Republika e Kosovës do t’i përmbahet në përpikëri zotimeve për ruajtjen e qetësisë dhe mosrrezikimin në asnjë mënyrë të objektivave për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka thënë se aty është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë.

“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”, ka thënë Gjuriç.

Ndërsa KFOR-i ka demantuar mediat e Beogradit duke thënë se nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit, porse prania e trupave aty është pjesë e një stërvitjeje të planifikuar më herët.

Related Articles

Back to top button