Lajme
Albin Kurti fton të rinjtë në protestë: Çohu rini, mos e duro më nënshtrimin dhe varfërinë (Video)

“Thueja kanges, rini, pash syt’ e tu”.
Me këto vargje të Migjenit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur ftesën e tij drejtuar të rinjve për protestën e 29 shtatorit, njofton Klan Kosova.
Duke ftuar qytetarët, posaçërisht të rinjtë në këtë protestë, Kurti, ka thënë se pushtetarët e kanë bërë katastrofë Kosovën.
“Çohu rini, mos e duro më nënshtrimin dhe varfërinë”, dëgjohet Kurti teksa thërret për protestë përmes një video të shpërndarë.