Lajme
Ambasada amerikane kujton 11 shtatorin me flamirin e grisur: Simboli i madh i mbijetesës
Ambasada amerikane ne Tirane e ka kujtuar sot 11 shtatorin me nje foto shume domethenese. Me flamurin amerikan qe u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore.
Foto e Ditës | Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2001. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë”