APN do të marrë pjesë në zgjedhjet e Këshillit Nacional (Video)
Konferenca u mbajtë në selinë e kësaj partie…
Alternativa Për Ndryshim ka mbajtur sot një konferencë për media ku para gazetarëve ka paraqitur qëndrimin e saj rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet për Këshillin Nacional që priten të mbahen më 4 nëntor, APN ka marr qëndrim pro pjesëmarrjes në këto zgjedhje për Këshill Nacional Shqiptar.
Para mediave në konferencë dolën lideri i kësaj partie z.Shqiprim Arifi dhe kryetari i degës së APN-së në Bujanocë z.Arbër Pajaziti.
Udhëheqësit e kësaj partia paraqitën qëndrimin e tye si subjekt politik dhe arsyen e pjesëmarrjes në këto zgjedhje.
z.Arifi tha se lista do të jetë ”APN Shqiprim Arifi” ndërkaq bartës i listës zgjedhore do të jetë Arbër Pajaziti.
Për Alternativën për Ndryshim si subjekt politik këto janë zgjedhjet e para që garon për Këshill Nacional.