Lajme

BL Norçë apelon qytetarët të paguajnë taksën ndaj NP Moravica për grumbullimin e mbeturinave

Të nderuar bashkëfshatarë!

Sot kanë mbërrijtur faturat e para nga NP “Moravica” lidhur me shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave të amvisërive në fshatin Norçë.

Në mënyrë që këto shërbime të kryhen me rregull dhe të mos grumbullohen borxhe nga ana e qytetarëve, ju apelojmë që faturat t’i paguajmë menjëherë.

Siç e shihni dhe ju vetë, vlera mujore e faturës prej 528 dinarësh, është e përballueshme për shumicën e familjeve tona.

Duke paguar faturat rregullisht, arrijmë të sigurojmë shërbime të rregullta e kualitative, si dhe funksionim normal të NP “Moravica”.

Njëkohësisht do t’a ruajmë ambientin tonë dhe nuk do të n’a përsëriten rastet e deponive ilegale, siç i kemi pasur deri më tani.

Edhe një herë apelojmë tek qytetarët që akoma kanë mbetur pa lidhur kontratat me NP “Moravica”, t’i nënshkruajnë ditëve në vijim, në mënyrë që grumbullimi dhe bartja e mbeturinave të tyre, të fillojë menjëherë.

#Ta mbajmë Norçën tonë pastër

Me respekt,
Këshilli i BL Norçë

Related Articles

Back to top button