Lajme

Boshnjaku kapet me 4 kilogram marihuanë në kufirin e Preshevës

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Administratës së Policisë Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore kanë konfiskuar rreth 4 kg marihuanë në vendkalimin kufitar Preshevë.

Policia ka gjetë 3.9 kilogramë marihuanë të paketuar në 3 pako që ishin fshehur nën karrigen e shoferit dhe pasagjerëve në veturën e tipit “pezho” i cili kishte targa me regjistrim slloven dhe po drejtohej nga B.K (1984) qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Për shkak të ekzistencës së dyshimit se ai kreu veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të barnave narkotike, B. K. u arrestua”, tha policia në një deklaratë.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ndalohet deri në 48 orë, pas së cilës ai do të dërgohet në prokurori me një padi penale.

Related Articles

Back to top button