Lajme

Debati për kufijtë / Thaçi dhe Trump do të flasin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fillim të javës së ardhshme. Referuar ngjarjeve të fundit në rajon, Thaçi dhe Trump do të flasin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu Presidenti Thaçi dhe Donald Trump pritet që të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Related Articles

Back to top button