Lajme

Edhe pse me aftësi ndryshe fëmijët në këtë qendër sociale integrohen si bashkëmoshatarët e tyre (Foto)

Ata nuk i pengon asgjë të jenë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Janë të bukur, të talentuar dhe përpiqen të integrohen.

Ndodhen këtu në Tiranë, në një qendër rezidenciale e cila ju ofron shërbime specifike për jetën e tyre.

Bëhet fjalë për fëmijët me aftësi të ndryshe (të kufizuara) në Qendrën e Zhvillimit. Rrallë herë ekspozohen në media e shumë pak dimë për ta, por ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar pak ditë më parë në faqen e saj në Facebook mënyrën se si Institucionet e Kujdesit Social kujdesen dhe i ndihmojnë ata të integrohen sa më afër shoqërisë, e po ashtu të kalojnë disa momente argëtimi në seancat e tyre të terapisë.

Njihuni me fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët përpiqen çdo ditë të kalojnë kufijtë e botës së tyre.

 

 

 

Related Articles

Back to top button