Sport

Edhe Raiola është dakord, Pogba pranë rikthimit te Juvja

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, do të takohet me Juventusin që të bisedojë lidhur me mundësinë e rikthimit të mesfushorit në Torino.

Pogba vazhdimisht ka dhënë shenja që nuk është i lumtur në Manchester United për shkak të Jose Mourinhos.

Plani për ta sjellë Pogban në Juventus ka filluar dhe shumë shpejtë do të ketë takim mes Raiolas dhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Gjatë kohës sa ishte lojtari i Juventusit, Ai është paraqitur 178 herë, duke i shënuar 34 gola dhe duke bërë 43 asistime. Pogba pastaj është shitur te Manchester Unitedi për 105 milionë euro.

Related Articles

Back to top button