LajmeVideo

Ekspozitë Etnografike ”Veshje Tradicionale dhe Modernitet” në Sh.K ”Abdulla Krashnica” në Preshevë (Video)

Për herë të parë në Preshevë është mbajtur e Ekspozitë Etnografike “Veshje Tradicionale dhe Modernitet” nga Muzeu i Kosovës.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishte delegacioni nga muzeu i Kosovës Bislim Bislimi – U.D. Drejtor i Muzeut të Kosovës, Erodita Qorkadiu-Haxhiu – Mr.sc.- Etnografe në Muzeun Etnografik të Kosovës, Valdete Berisha – Piktore, ku jeton dhe vepron në Belgjikë, drejtori i shtëpisë së kulturës ”Abdulla Krashnica” në Preshevë z.Valon Nuhiu dhe qytetarë të tjerë.

Në hapjen e kësaj eskpozite me një fjalë përshëndetëse i’u drejtua të pranishmëve drejtori i këtij instucioni kulturorë z.Valon Nuhiu.

Të pranishmëve i’u drejtua edhe Bislim Bislimi drejtor i Muzeut të Kosovës.

Këtë eskpozitë për herë të parë në Preshevë e përshëndeti edhe kryetari i ”Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” në Preshevë z.Xhemaledin Salihu.

Nga drejtori Valon Nuhiu u ndanë edhe mirënjohje delegacionit nga Muzeu i Kosovës për kontributin e dhënë për realizimin e kësaj ekspozite.

Në fund të gjithë të pranishmit shikuan nga afër ekspozitën të cilën e ka paraqitur Muzeu i Kosovës.  Rtv Aldi

Related Articles

Back to top button