Lajme

Erdogan në Berlin: mediat gjermane ja gjykojnë si provokim një përshëndetje nga dritarja e Mercedezit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Gjermani për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut Frank-Walter Steinmeier. Kjo është vizita e tij të parë zyrtare në një vend pas tranzicionit të Turqisë në një sistem presidencial qeverisjeje.

Ai shkon në një vend si Gjermania, ku vitet e fundit ka fërkime me qeverinë e Berlinit për një sërë çështjesh. Në këtë atmosferë, ku një pjesë e politikës, e opinionit dhe e medias, priren ta shohin me syrin kritik këtë vizitë, është pikasur dhe një detaj që më pas është marrë si provokim.

Në një rrugë 500 metra para Portës së Brandenburgut, Erdogan ka hapur xhamin e Mercedes Maybach ku ndodhej së bashku me të shoqen, Eminenë, dhe ka përshëndetur në një mënyrë që Bild e ka përkthyer si simbol të Vëllazërisë Muslimane në Egjipt gjatë protestave në Sheshin Rabia, teksa kundërshtohej rrëzimi me grusht shteti i Presidentit të zgjedhur Mohammed Morsi. Gjykuar nga rrethanat, Erdogan nuk ka patur arsye ta bëjë këtë gjë, por gjithsesi vërtet që dora e tij ka qenë në formën e atij simboli.

Vizita e Erdogan ka blinduar pothuajse të gjithë Berlinin. Policia gjermane ka qenë e angazhuar maksimalisht në sigurinë e çiftit presidencial turk, i akomoduar në Hotel Adlon, pranë Portës së Brandenburgut.

Gjatë vizitës tre-ditore, Erdogan do të takohet me homologun e tij gjerman Steinmeier, Kancelaren Angela Merkel, dhe zyrtarisht do të hapë xhaminë qendrore në Këln.

Related Articles

Back to top button