Lajme

Haradinaj: Puna e kufijve, eksperiment i rrezikshem

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur optimist edhe opozita do ta mbështes Fatmir Limaj për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

“Gjatë këtij viti pune, ne rëndësi i kemi dhënë punëve të shtëpisë, pra të brendshme. Sa i përket dialogut është çështje e ndjeshme dhe ne nuk u ikim përgjegjësisë. Ne e kemi propozu zotin Limaj që të jetë kryesues i delegacionit dhe besoj se edhe opozita do ta mbështes atë”, tha Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për korrigjimin e kufijve.

Sipas tij është rasti i parë që Qeveria ka shkuar me përkrahje kaq të madhe për Preshevën.

“ Unë nuk kisha avancuar më shumë në këto rrethana. Është eksperiment i rrezikshëm puna e kufijve. Sa herë janë hap temat e kufijve, nuk është ditur kurrë kur do të mbyllen. Kosova nuk e ka luksin për të folur për këtë, kjo temë nuk dihet kur përfundon dhe kush përfiton nga kjo”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaci se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës.

Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë atë.

“Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di”, tha ai.

Krejt në fund, Haradinaj apeloi mediat që të mbajnë temë aktuale çështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij është ndër çështjet më të rëndësishme për vendin.

“Disa tema që i kemi shumë me rëndësi tani janë liberalizimi i vizave dhe nuk do ta heqim prej rendi sepse është shumë me rëndësi”, tha ai.

Related Articles

Back to top button