Lajme
Ish shefja e negociatve me Serbinë: Edhe veriu edhe Presheva janë toka shqiptare nuk mund të shkëmbehen
Ish shefja e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka dalur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.
Ajo përmes një postimi ka thënë se “edhe Veriu, edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare dhe nuk mund të shkëmbehen”.
Sipas saj, duhet forcuar ekonomia që shqiptarët të bëhen të gjithë në një shtet, e jo duke dhënë toka.
Ja postimi i plotë:
Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen
Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare