Komuna e Namyrit nga Belgjika ka dhuruar një kamion për zjarrfikësit në Preshevë (Foto)
Bashkëvendësi ynë nga Bushtrani i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, tani edhe kandidat për asamblenë komunale në Namyr, Adnan Rexhepi ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur sot për Preshevë një autopompë zjarrëfikëse me gjithë materialet dhe gjeneratorët e nevojshëm. Kjo dhuratë e çmuar e Komunës së Namyrit, me bourgmestre z. Maxime Prévot, do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet e Komunitetit Shqiptar në Namyr dhe me Preshevën tonë të shumëvuajtur.
Kjo nismë realizohet nga bashkëpunimet e ndërsjellta që kanë pasur, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi pas vizitës së tijë në Belgjikë, takimeve me bashkëatdhetarët si Komuniteti më i mirë integruar në Provincën e Namyrit, vizionit përparimtar dhe gjithëpërfshirës të z. Maxime Prévot e kabinetit të tij.
Kandidati për asamblenë komunale në Namyr, Adnan Rexhepi ka shprhur mirënjohje edhe për nderin, afrimitet in dhe mbështetjen që u jep pushteti lokal në zonën ku ata jetojnë. Sipas tijë kjo tregon më së miri se në mes të dy komuniteteve tona janë vendosur ura solide, bashkëpunimi dhe solidariteti.
Andaj në emrin tuaj dhe gjithë Komunitetit Shqiptar, i kam shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e mija Bourgmestre të qytetit të Namyrit, z. Maxime Prévot dhe kabinetit të tij, si dhe Komandantit të zjarrëfikseve të qytetit të Namyrit.
Jam i bindur se së shpejti, do kemi konkretizime të tjera me Komuna Shqiptare për të forcuar dhe më shumë solidaritetin dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit reciprok ndërmjet palëve.
Të gjithë, për një Komunitet Shqiptar të fort është moto e Adnan Rexhepit, bashkëvendës nga Bushtrani i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, tani edhe kandidat për asamblenë komunale në Namyr.