Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq hap kuzhinën popullore
Hapet kuzhina popullore
Sot Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Kryqin e kuq kanë hapur kuzhinën popullore.
Përfitues të kuzhinës popullore do të jenë personat me kushte të vështira socio-ekonomike të komunës sonë, shfrytëzuesit e asistencës sociale dhe personat që janë përfitues të ndihmave edhe tek Fondi për qëllime humanitare pranë komunës së Preshevës.
Këto dy institucione socio-humanitare kanë harmonizuar listat e këtyre shfrytëzuesve, duke e përpiluar një listë të përbashkët që do të jenë përfitues të kuzhinës popullore.
Në kuadër të kuzhinës popullore do të servohen 400 shuajtje ditore.
Në pamundësi të qasjes direkte tek kuzhina popullore nga ana e qytetarëve të vendbanimeve më periferike të komunës sonë, si dhe në bazë të nevojave e kërkesave të tyre, do të caktohen pika të distribuimit edhe nëpër disa Bashkësi Lokale të Komunës së Preshevës, me qëllim që ushqimi të arrijë sa më afër përfituesve dhe ky shërbim të jetë sa më afër nevojtarëve.
Përpjekjet per hapjen e kuzhinës popullore kanë filluar që nga viti 2016, ku patëm negocijuar me Kryqin e kuq shtetëror për realizimin e këtij projekti, pasi komuna e Preshevës ka qenë komuna e vetme në Serbi që nuk ka pasur kuzhinë popullore.
Për këtë gjë u patëm dakorduar që projekti të financohet bashkarisht, ndërsa me Vendim të buxhetit për vitin 2017, patëm ndarë mjete financiare në linjë të veçantë buxhetore, për financimin e këtij projekti kaq me rëndësi për personat në nevojë të shoqerisë sonë.