Kultivimi dhe eksporti i trangujve tashmë një biznes edhe në Preshevë (Video)
Zhvillimi I bizneseve të tilla janë një e mirë edhe për popullatën tonë dhe do të ishte në dobi të popullatës nëse do të mund të shfrytëzonin…
Zhvillimi i bizneseve të reja ka qenë dhe është një nevojë dhe kërkesë për të gjithë shoqërinë dhe kjo duke u lidhur me faktin e sigurimit të të mirave jetësore, siç duket një biznes të ri të cilin po e bën një person nga komuna e Preshevës ka arritur që në një masë të madhe të përhapet duke punësuar jo vetëm vetëveten por edhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve.
Kompania ”Agro Arbi” është një kompani apo biznes të cilin e ka filluar një person nga fshati Geraj i komunës së Preshevës dhe siç duket po i ec mjaft mirë.
Një numër prej rreth 150 punëtorëve punojnë në tokën e cila ndohdet në fshatin Zhunicë ku përkujdesen për trangujt dhe pas vjeljes i transportojnë për në fabrikën e cila ndodhet fshatin Geraj ku bëhet dhe seleksionimi i trangujve.
Astrit Saqipi i cili është i biri I pronarit i cili posedon kompaninë ‘’Agro Arbi’’ tha që tashmë për këtë vit kanë mbjellur 30 hektarë tokë me tranguj dhe pas vjeljes eksportohen në Evropë më saktësisht në Austri.
Zhvillimi i bizneseve të tilla janë një e mirë edhe për popullatën tonë dhe do të ishte në dobi të popullatës nëse do të mund të shfrytëzonin të gjithë ato burime të cilat na i ka falur natyra.
Dihet tashmë që numri i papunësisë në territorin e komunës tonë është i lartë, mirëpo në të njëjtën kohë vendi jonë posedon toka të plleshme për zhvillimin e bujqësisë në vend. /Rtv Aldi/