LajmeOpinione

Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojn Abetaret?!

Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojn Abetaret?!
Si askush nga Minisitria e Arsimit të Shqipërisë apo Kosovës nuk e pa të arsyeshme të vizitoj ndonjë shkollë në Krahinën shqiptare. Askush nuk përmendi fillimin e vitit shkollor në këtë Krahinë.Në vendë që dy ministrat të vizitojn këto tri komuna,nuk e kan patur në agjendë fare. Asnjëher nuk kan vizituar shkollat, prandaj edhe këtu është ngecja për Abatare që ju mungon dhe nostrifikimi që nuk është duke u zbatuar
Shkruan:Refik HASANI
Edhe pse flitet me të madhe lidhur me ate se Medvegja, Bujanoci e Preshevës do t’i bashkangjiten Kosovës, shqiptarët vazhdojn të diskriminohen duke ju munguar edhe Abetaret.
Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk kanë dhe ndihet mungesa e Abetares dhe librave shqip.
Që nga niveli parashkollor, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me planë-programe të vjetruara.Përveç uljes-zvogëlimit të nxënësve në gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me mos nostrifikim të diplomave.Nxënësve ju mohohet të mësojnë mbi historinë Kombëtare, kulturën, traditën shqiptare e ku pjesë e kësaj janë edhe hapësira e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, ku ende ka mungesa të Abetares dhe librave shqipe.
Kurse Studentët nga këto tri komuna heqin të zitë e ullirit që të studiojnë në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kanë një largësi tepër të madhe me kasto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshëm.

Më: 3 shtator 2018

Related Articles

Back to top button