Lugina e Preshevës per herë të parë prezentohet në një samit boteror- Forumin Ndërkombëtar Crans Montana nga M.Salihu
Crans Montana 18 shtator -Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që qe sivet do te mbahet në Gjenevë (24-28 tetor ) shqiptarët e ballkanit do te përfaqesohen denjësisht nga liodere dhe personalitete në këtë samit botëror.
Ky forum do të trajtojë sfidat kryesore të sigurisë në një botë me të cilën ballafaqohen refuzimet dhe ngurtësitë. Duke qenë një platformë shumëdimensional, ky Forum mbledh së bashku Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive, Ministrat, Organizatat Ndërkombëtare, Parlamentet, Drejtësinë dhe Policinë, Agjencitë e Inteligjencës dhe Bizneset nga e gjithë bota.
Muharrem Salihu nga Medvegja ftohet si VIP ne Samitin Botëror na Crans Montana.
Pos autoriteteve te larta shtetërore nga Shqipëria e Kosova, ne samitin e sivjem botëror Crans Montana do te jete prezent edhe Lugina e Preshevës e perfaqesuar nga Muharrem Salihu, nje veprimtar i shquar nga Medvegja dhe biznesmen i njohur ne Evropë, njeherit drejtues i MELA HOLDING GROUP-SPA me seli ne Venedik, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë» nga Zvicra duke ju referuar burimeve te organizatorëve.
Forumi Ndërkombëtare të Crans -Montana që temë ka Krimin Transnacional dhe Sigurinë e Brendëshme dhe Globale si dhe Migarcionin po ndiqet nga mbi 500 pjesëmarrës, delegacione (si president, ministra e kryeministra…) nga SHBA, Zvicra, Gjemrnia, Franca, si dhe vendet e ballkanit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Grqia, Bullgaria e delegacione nga mbarë bota si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (OKB, BE, NATO, Interpol, Europol, UNESCO, IOM etj..).
Krahas krizave në botë sivjet për herë të parë në historikun e Formumit ndërkombëtar të Crans Montana, Lugina e Preshevës po përfaqësohet nga një delegacion nga Presheva i prirë nga Muharrem Salihu nga Medvegja, biznesmen i njohur ne Evrope me seli ne Venedik, mësohet nga organizatoret e Furumit nderkombetar Cans Monatana se z.Salihu eshte ftuar dhe inkuadruar ne radhet e personaliteteve boterore si VIP.