Lutfi Haziri “godet” Vjosa Osmanin: Po çuditna me nusen e Preshevës që po na shet men për vota
Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër deputeten e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ani pse nuk ia përmend emrin.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk uditet me deputetët Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli, por uditet, si e ka quajtur ai nusen e Preshevës, duke iu referuar deputetes Osmani.
Ai ka thënë se dëshiron ti tregojë asaj (Vjosa Osmani v.j.) dhe atyre që shesin mend për përfitim të votave, se gjoja Haziri përvec që e ka sjellur shtatoren e Idriz Seferit në Gjilan, do ta sjellë vendlindjen e tij (Preshevën v.j.) në Kosovë. Nënkryetari i LDK-së shkon edhe më larg duke thënë se do e bashkojë me Kosovën edhe pjesët si Bujanoci dhe Medvegjën.
Shkrimi i Lutfi Hazirit
Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.
Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.
Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!
#KosovaLindoreamanet