Lajme

Mediat serbe i ndërrojnë deklaratën, Shqiprim Arifi i përgjigjet “Nuk ka luftë!”

Finalizimi i bisedimeve mes Kosoves dhe Serbise ka nxitur shume debate dhe botime te artikujve si ne gazetat shqiptare dhe ato serbe.

Nje artikull i gazetes informer i publikuar me 31 gusht te vitit 2018 ka pasur qellim te nxite debate qe do te kete lufte ne Luginen e Presheves, artikulli permante titullin: “Shqiprim Arifi: Ose do te bashkohet e gjithe “Lugina e Presheves” me Kosoven ose perndryshe shqiptaret do te bejne lufte me Serbine!”.

Ky artikull polemik eshte vetëm një nga disa prej shembujve të kohëve të fundit të kryefaqeve nxitëse, te cilat gjithnjë e më shumë po i ngjajne propagandës së viteve 1990.

I menjehershem ka qene reagimi dhe sqarimi i Kryetarit te Komunes se Presheves Shqiprim Arifit se ky artikull i botuar neper mediat serbe nuk eshte i vertete, dhe se deklarata e tij dhene mediave ne Prishtine dhe Shqiperi iu eshte shtremberuar nga mediat serbe.

“Ky artikull nuk eshte i vertete!, Nuk do te kete lufte!” ka shkruajtur Arifi ne profilin e tij ne facebook.

Ai madje ka publikuar edhe deklaraten e vertete “Çka thash unë: Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojn intenzivisht (sfida paqësore dhe demokratike) të respektohen të drejtat dhe liritë elementare njerëzore!”

Me poshte po sjellim tekstin e gazetes serbe e cila ka pregatitur lajmin e rreme./© Presheva.AL /

 

Related Articles

Back to top button