Mediat serbe: Shërbimi sekret britanik në mbështetje të Haradinajt

Agjentët e MI6 të shërbimit sekret britanik kanë vizituar Podgoricën, Sarajevën dhe Prishtinën për një muaj për të dobësuar pozicionet negociuese të palës serbe gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Logjistika dhe qendra operative tashmë janë vendosur në Sarajevë dhe në vjeshtë është planifikuar të hapet në Podgoricë.
Agjentët të MI6 kanë një qëndrim strategjik në përpjekjet e tyre për të dobësuar ndikimin e Serbisë në Ballkan, shkruan Telegrfi serb.
Agjentët përmes rrjetit të bashkëpunëtorëve të tyre dëshirojnë të ushtrojnë presion shtesë ndaj Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe Podgorica është themeli i tyre ideal për një gjë të tillë.
MI6 ka inkurajuar kryeministrin Dusko Markovic për të mbështetur përpjekjet e Ramush Haradinajt që të dështojnë negociatat për Kosovën, sepse britanikët janë kundër ndikimit rus në Ballkan që vazhdon të jetë zonë e paqëndrueshme, ku shumë lehtë mund të shkaktojë trazira.