Në fshatin Norçë deponia ilegale shëndrrohet në hapsirë rekreative të gjelbruarar, mbillen 80 fidane (Foto)
Në kuadër të aksionit “shndërrimi total” u mbollën 80 fidane
Në lokalitetin në afërsi të shkollës së fshatit, ku deri para ca ditësh ka shërbyer si deponi ilegale, me iniciativë të Këshillit të BL Norçë dhe mbështetje të rinisë së fshatit, në kuadër të aksionit “Shndërrimi total” u mbollën 80 fidane.
Vetë aksioni i titulluar “Shndërrim total” nënkupton shndërrimin e deponisë ilegale në hapësirë rekreative të gjelbëruar.
Falë iniciativave pozitive dhe vullnetit të lartë të aktivistëve dhe rinisë së shkëlqyer të fshatit Norçë, ky lokalitet gjithnjë e më tepër po i shërben një shembulli të një përvoje pozitive.
Me të vërtetë kjo hapësirë nga dita në ditë, po e merr pamjen e një parku, që do të shërbejë si vend rekreacioni për bashkëfshatarët.
Aksionet në këtë lokalitet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për t’a gjelbëruar edhe mëtej, si dhe për t’a pajisur me ulëse dhe ndonjë kënd lojërash për fëmijë, ku do të frekuentohet edhe nga familjarët dhe gjeneratat e ndryshme, që nga fëmijët, të rinjtë, poashtu dhe për më të moshuarit.
Shpresojmë edhe në mbështetjen e bashkatdhetarëve tanë, në mënyrë që ky projekt të realizohet siç është më së miri, fshati Norçë të bëhet një destinacion rekreativ edhe për qytetarët tjerë të komunës sonë dhe më gjerë.
Falënderojmë rininë dhe aktivistêt e fshatit për kontributin e vazhdueshëm që po japin, në doni të fshatit Norçë.
Me respekt,
Këshilli i BL Norçë