Lajme

Njoftim për dorëzimin e vërtetimeve për shfrytëzuesit e shtesave

Drejtorati i veprimtarive shqërore në Komunën e Preshevës lëshon këtë Lajmërim:

Shërbimi për kujdesin e fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Preshevë fton të gjithë shfrytëzuesit e shtesave fëminore qe ti sjellin vërtetimet shkollore për vitin akademik shkollor 2018/2019 , per femijët e moshës prej  7-19 vjetë, gjithashtu shfrytëzuesit duhen të sjellin aktvendimet në momentin e dorëzimit të vërtetimeve shkollore.

Afati i dorëzimit të vërtetimeve shkollore fillon prej 15.09.2018 deri me 31.10.2018
Vërtetimet dorëzohen në zyrën e shërbimit të shtesave fëminore prej  ores 10,00 deri më 14,00
Ata shfrytëzues që nuk i sjellin vërtetimet në afat të paraparë iu ndërpritet e drejta në shtesa fëminore.

Luten shfrytëzuesit e shtesave ti përmbahen afatit të paraparë.
Më 14.09.2018.v.
Preshevë
Drejtorati i veprimtarive shoqërore
Shërbimi i shtesave fëminore
Xhelil Bajrami – udhëheqës

Related Articles

Back to top button