Lajme

Pikë pagesat në autostradë për automjetet me targa të huaja nga sot do të jenë më shtrejtë

Nga dita e sotit në të gjitha rrugët e kategorisë së parë (Auto Putevi) ku paguhet autostrada në Teritorin e Republikës të Serbisë ngriten çmimet për rreth 18 % edhe ate për Automjetet e të gjitha llojeve si: Vetura, Autobusë dhe Kamionë me targa të huaja.

Bazuar ne vendimin e ri, lista e cmimeve aktuale eshte e llogaritur sipas kursit te kembimit te dates 10 shtator me kursin mesatar te kembimit ne euro i cili eshte 118.28 dinare, njofton “Putvei Srbije”. Vendimi i ri gjithashtu percakton rumbullaksimin e cmimeve ne euro keshtu qe vlera prej 0.01 ne 0.49 euro eshte e rrumbullaksuar ne 0.50 dhe nga 0.51 ne 0.99 per 1 euro.

“Putevi Srbije” ka vleresuar se me keto cmime te reja te ardhurat vjetore nga pagesa e ketyre taksave do te jete me e larte per rreth 500.000 euro.

Kështuqë Ju Bashk’Atdhetarë nga Diaspora ta dini këtë ndryshim, në çdo “putarinë” ku do që kaloni nëpër Serbi do të paguani më shumë se deri më tani nga 1 € e dikund edhe 1.50 €.

Related Articles

Back to top button