Piktori nga Presheva vjen me ekspozitë personale

U bë sot hapja e Ekspozitës Personale e piktorit vendës Shqiprim Fejzullahu me motive të ndryshme dhe me teknika të larmishme të pikturimit ku ishin të parapara disa tema të ndryshme si ajo e Gjergj Kastriotit, Portreti i Abraham Linkoln, Paqe dhe Portreti i Nënës Tereza. Shqiprim Fejzullahu për portalin tonë është prononcuar se kjo ishte ekspozita e katërt e tij.
Përveç angazhimit të tijë profesional Fejzullahu këtë eskpozitë e ka realizuar me vetëfinancim.
Sipas z.Fejzullahu ekspozita ka karakter edukativ edhe informues për nxënës dhe student që orientohen për të studiuar në fakultetin e artit. Në këtë espozitë janë prezantuar vepra të ndryshme artistike prej stilit të realizimit deri tek tendencat e fundit artistike.
Ekspozita Personale e piktorit vendës Shqiprim Fejzullahu do të jetë e hapur deri ditën e hënë në loaklet e Bibliotekës në Preshevë.