Lajme
Presheva, Bujanoci dhe Mitrovica takohen në Gjilan, tema bisedimet në Bruksel (Foto)
Në takimin e radhës koordinues me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Z. Lutfi Haziri, ku mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Z. Agim Bahtiri edhe njëherë u potencua kërkesa që Lugina e Preshevës të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.
Armend Aliu, zëvendës kryetar i Komunës së Preshevës, përsëriti qëndrimin e pakontestueshëm që zgjidhja e çështjes së Luginës, çfarëdo qoft ajo, duhet të përfshijë Luginën si tërësi teritoriale.
Në takim ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit edhe një përfaqësues nga komuna e Medvegjës.
Konsensusi politik është mëse i nevojshëm si në Luginë edhe në Kosovë dhe tentativat për marje të poenave politikë do t’i kthehen me bumerang të gjithë atyre që po tentojnë të trumpetojnë folklorizëm.