Lajme
Problemi shekullor i rampës në fshatin Raincë po merr fund (Foto)

Problemi shekullor i rampës në fshatin Raincë po merr fund
Punët në rregullimin e kësaj rampe janë duke vazhduar me intenzitet të lartë dhe shumë shpejt pritet të finalizohet dhe të hyjë në funksjon rampa e re automatike me sinjal automatik dhe vendosja e barrierave gjysmë automatike dhe gjysmëbarrierave automatike, sinjalizimi elektrik që përbën vendosjen e semaforëve, ku semaforët paralajmerojnë mbylljen e këtyre gjysmëbarrierave.
Dukshmëria e vogël nga vozitësit e automjeteve të ndryshme ka bërë që shumë herë të ketë aksidente, ku fatkeqësisht disa kanë qenë edhe me fatalitet.
Punëkryesit e këtij projekti kanë paralajmëruar se përfundimi i punimeve është çështje ditësh.