Lajme
Prorektori i UT-së, Çeliku për shqiptarët e Luginës: Hallall ju qoftë tambli i nënës shqiptare!
Prorektori i UT-së, Çeliku për shqiptarët e Luginës: Hallall ju qoftë tambli i nënës shqiptare!
Prorektori i Universitetit të Tetovës, prof.dr. Arbër Çeliku përmes një postimi në facebook ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e thellë për bashkëatdhetarët e Luginës së Preshevës, për sakrificën e tyre disavjecare përballë terrorit dhe presionit shtetëror serb.
“Një mirënjohje e thellë nga ana ime shkon për shqiptarët e Luginës, të cilët, edhe pse numerikisht shumë më pak se ne në Maqedoni, kurrë nuk hoqën dorë nga të qenët shqiptarë, madje i rezistuan me shekuj stoikisht një shteti shovinist dhe barbar… hallall ju qoftë tambli i nënës shqiptare!”, ka shkruar Çeliku në profilin e tij në facebook