Qytetarët e Preshevës shprehin mendimin e tyre “pro” apo “kundër” bashkimit me Kosovën (Video)
Kohëve të fundit temë debati është bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën, deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi po ashtu edhe takimet e liderëve të Komunës tonë rrethë kësaj çështje, ku për të fundit herë liderët politik të Luginës së Preshevës kanë paraqitur dhe një draftrezolutë për Presidentin, Kuvendin, Qeverinë dhe partitët politike në Kosovë.
Në lidhje me këtë temë ekipi i televizionit Aldi doli në terren për të marrë edhe mendimiet personale të qytetarëve të komunës së Preshevës, a dëshirojnë ata që Lugina ePreshevës t’i bashkëngjitet Kosovës, sa e besojnë ata që kjo do të ndodhë në realitet apo është thjeshtë politikë.
Pronocimet e qytetarëve ishin të ndryshme mirëpo një pjesë më e madhe e tyre mendonin që deklaratat e presidentit Thaçi mund të jenë të vërteta ndërsa disa të tjerë thonin që një gje e tillë mbetet të vërtetohet në ditët në vazhdim.
Në pytjen tonë se: ”A dëshironi që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës apo të mbetemi si pakicë në Serbi” deklaratat ishin të njëjta ku thonë që ‘’Nuk ka shqiptar që nuk dëshiron t’i bashkohet Kosovës’’, ‘’Shqiptarëve u mungojnë të drejtat e tyre në Serbi’’, dhe se ‘’Çfarë do të ndodhë mbetet të shihet në vazhdimësi’’…
Referendumi i vitit 1992, lufta e viteve 1999-2000 dëshmonë që popullata e Luginës së Preshevës ka qenë dhe vazhdon të jetë pro bashkangjitjes me Kosovë. Rtv Aldi