Rrëfehet Shqirpim Arifi: Pse u ktheva nga Gjermania në Preshevë (Video)
Ngjalli jo pak kërsheri dhe kuriozitet kur u kthye nga Gjermania në Preshevë pas 37 vitesh në mërgim ku mori një eksperiencë dhe ndërtoi një karrierë, vendosi të kthehej në vendlindje, në Preshevë, për të dhënë kontributin e tij që ka marrë në Gjermani, shkruan Presheva.AL
Ky është Shqipërim Arifi, politikani më i ri në skenën politike preshevare, Kryetar i Alternativës për Ndryshim dhe njëherit kryetar i Komunës së Preshevës.
Në një intervistë dhënë për emisionin Opinion tek TV Klan, Arifi tregon se pse vendosi të kthehej në vendin e lindjes dhe të fillojë këtë rrugëtim në politikë, përgjigjen e gjeni në videon e më poshtme.
Arsyeja pse vendosi t’i hyjë politikës ishte gjendja e rëndë ekonomike e bashkëqytetarëve të cilën me kthimin e ti ndryshojë e gjithë skena politike dhe qasja ndaj popullit, Shqipërimi solli subjektin i cili udhëheq duke pasur në qendër të vëmendjes qytetarin, shtetin ligjor, luftën ndaj korrupsionit etj.
Politikani Arifi flet edhe për shumë çështje të rëndësishme, si për krizën aktuale politike, për atë nëse do të përfshihet Lugina e Preshevës në bisedimet e Brukselit mes Sërbisë dhe Kosovës, për qëndrimin e Luginës që ti bashkangjitet si tërësi në Kosovë dhe tema të tjera.