Lajme
Shefi i OKB-së: Bota po vuan nga rënia e besueshmërisë ndaj politikës

Bota po vuan nga rënia e besueshmërisë, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përpara mbajtjes së fjalimeve të liderëve botërorë në selinë e OKB-së, në Nju Jork.
“Njerëzit po humbasin besimin në institucionet politike, marrëdhëniet e pushtetit janë të paqarta dhe parimet demokratike janë nën kërcënim”, deklaroi Guterres.
“Ndryshimet në bilancin global të pushtetit mund të rrisin rrezikun e luftës”, shtoi ai.