Shkolla fillore në fshatin Raincë punon vetëm në ndrrimin e paraditës (Video)
Zvogëlimi i numrit të nxënësve është një problematikë që ka kapluar të gjitha shkolllat në vendin tonë, njëra ndër këto shkolla…
Zvogëlimi i numrit të nxënësve është një problematikë që ka kapluar të gjitha shkolllat në vendin tonë, njëra ndër këto shkolla është edhe SH.F. ‘’Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë.
Për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve kjo shkollë është dashur që të punojë vetëm me një ndrrim ku po punohet vetëm me ndrrimin e paraditës.
Drejtori i shkollës fillore ‘’Zenel Hajdini’’ z.Shukri Ymeri në intervistën që zhvilluam ai na foli se sa e vështirë ishte të jetësohet kjo, ku tha se në 10 vitet e fundit numri i nxënësve gradualisht ka filluar të bie, nuk ishte aspak e lehtë sepse në këtë ndrrim janë duke mësuar nga klasa e parë deri në të tetën ku ne e kemi edhe çerdhën e cila punon në të njejtën kohë dhe diferenca në moshë e nxënësve është shumë e madhe.
Më e vështira e gjithë kësaj është sepse ne këtë vit kemi humbur dy paralele, ndër to kemi paralelen e klasës së shtatë.
Deri vitin e kaluar kemi pasur dy paralele ndërsa këtë vit e kemi humbur si pasojë e ikjes së tre fëmijëve ku dhe është dashur që klasën e shtatë ta bashkojmë me një paralele, kështu u shpreh z. Ymeri.
Përballja me tepricë teknologjike është problem në të gjitha shkollat ku dhe në shkollën tonë jemi përballur me këtë gjë, mund të them lirshëm që çdo punëtorë në këtë shkollë punon edhe në dy shkolla të tjera.
Shkolla fillore ‘’Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë këtë vit numron vetëm 180 nxënës.