Shqipëri: Mbi 300 mjekë specialistë gati në janar të 2019-ës
Mbi 300 mjekë specialiste do të jenë gati për sistemin shëndetësor në janar të 2019.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili tha se pas ngërçit të krijuar pas bllokimit të specializimeve nga qeveria e kaluar, tashmë mungesat do të mbushen.
“E vërtetë është se ka 12 mijë infermierë që punojnë në sistemin shëndetësor dhe ka mbi 4 mijë që janë në pritje për një punë dhe nga ana tjetër sa i përket mjekëve specialistë ne patëm problemin e mbylljen së specializimeve dhe pas zhbllokimit të këtij problemi, nga janari i vitit të ardhshëm, do të kemi mbi 300 mjekë specialistë. Kjo do të thotë që në jemi në një kthesë të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor dhe e kemi të qartë që se çfarë do të bëjmë hap pas hapi”, -bëri të ditur Rama.