Lajme

Shqiprim Arifi: Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë.

Arifi ka thënë se ia kanë shpalosur presidentit Thaçi idenë e një rezolute që parlamenti i Kosovës duhet ta nxjerr për të mbështetur sipas tij, idenë për bashkim të Luginës me Kosovës.

“Presidenti e pranoi këtë kërkesë si akt legjitim. Rezoluta thotë se liderët e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës iu kërkojnë të nxjerrin një rezolutë që të ketë kërkesën tonë për bashkim.

Po ashtu kërkojmë që përfaqësuesit e Medvegjës të jenë pjesë e dialogut, sepse përfaqësuesit serbë janë në ekip atëherë duhet të ketë balancë që edhe shqiptarët të jenë”, ka thënë Arifi gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Related Articles

Back to top button