Lajme

Shqiprim Arifi në Kosovë: Miratojeni rezolutën që e bashkon Luginën me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,
Liderët e Luginës kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës rezolutë për bashkimin e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, raporton lajmi.net.

Shqiprim Arifi ia drejtoi Presidentit Thaçi një kërkesë ku përmes së cilës kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta miratojë një rezolutë me të cilën kërkohej bashkimi i Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

“Të miratoni një rezolutë me anë të së cilës përkrahni kërkesën tonë për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë të entuziazmuar nga mundësia për t’iu bashkangjitur Kosovës. Por kërkohet edhe krijimi i sigurisë, pikë së pari shpresoj të kalojë draft-rezoluta dhe për këtë iu bëjmë thirrje”, ka thënë Arifi.

Related Articles

Back to top button