Lajme

Shqiprim Arifi- përmes KNSH-së do të jetësojmë kërkesat e shqiptarëve për tekstet shkollore dhe simbolet kombëtare

Fillim viti i ri shkollorë 2019- 2020 nuk do ta ketë temë akuale mungesën e teksteve shkollore. Në zgjedhjet e nëntorit për Këshillin Nacional të Shqiptarëve fokus kryesorë do të jetë gjetja e modaliteteve për zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore, tha kështu para gazetarëve, kryetari i APN- së, Shqiprim Arifi.

Për zgjidhjen e këtijë problemi tani më kemi mbështetjen e parezervë të Ambasadës amerikane të akredituar në Beograd tha ndër të tjera kryetari Arifi . Shqiptarët janë i vetmi minoritet në Serbi që nuk kanë simbole kombëtare. Fokusi i jonë gjatë mandatit të ardhshëm në kuadër ë Këshillit Nacional do të jetë edhe jetësimi i kësaj ëndrre tha kështu në konferencën për media, Shqiprim Arifi. Ne nuk ndryshojmë flamurin ose format e simbolit kombëtarë sepse për këtë autoritetin dhe përgjegjësinë e ka Republika e Shqipërisë. Për zgjidhjen e kësaj problematike Lugina e Preshevës në kooperim me Republikën e Shqipërisë do të gjejnë modalitete lidhur me këtë çështje. Përkundër rrethanave që po zhvillohen kohëve të fundit në vend duhet vazhduar proceset tona tha ndër të tjera kryetari Arifi.

Related Articles

Back to top button