Shqiptari nga Bujanoci që ndihmon fëmijët e sëmurë në Vranjë (Foto)
Shqiptari nga Bujanoci Milazim Gegulaj (38) tash e katër vjet çdo ditë siguron mëngjesin për 20 fëmijë të sëmurë nga Vranja, Serbi.
Prindërit e Milazimit janë me origjinë nga Prizreni. Ata në vitin 1970 u shpërngulen në Bujanoc dhe aty e filluan biznesin.
Tani vëllai i Milazimit në Bujanoc e ka furrën, ndërsa para katër vjetësh njëri nga vëllezërit Gegulaj e ka hapur furrën në Vranjë.
Milazimi dhe bashkëshortja e tij Sade, shkruan telegrafi.rs, janë humanistë, porse ata nuk kanë dëshirë të flasin.
Meqë furra gjendet afër lokaleve ku jetojnë fëmijët e Shoqatës për ndihmë fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara mendore, ndërmjet këtyre dhe pronarit të furrës është lidhur një miqësi e pa rëndomtë.
“Nga kjo Shoqatë na u kërkua të ndihmojmë. Në furrë vendosëm që atyre çdo ditë t’ua sigurojmë një racion. Ndonjëherë byrekë, ndonjë herë me kifle, herë virshlle, e herë pite … I kam tre fëmijë dhe ata luajnë me fëmijët e Shoqatës me të cilët janë miq të mëdhenj. Nga fëmijët e Shoqatës çdo vit të ri marrim urime shkruar në shqip me dëshirat më të mira për mua e familjen. Buzëqeshjet e fëmijëve të sëmurë, gëzimi i tyre i sinqertë, për mua është shpërblimi më i madh”, thotë Milazim.
Sipas këtij portali serb, Milazimi është nga shqiptarët e rrallë i cili në Vranjë ka punën e vet. Ai thotë se deri më tash nuk ka pasur asnjë problem, sidomos në baza nacionaliste.
“Këtu kam një numër të madh myshterinjsh, të gjithë janë të lumtur. Kam miq të shumtë në Vranjë, kam të punësuar serbë e shqiptarë. Shqiptarët udhëtojnë nga Bujanoci e serbët janë nga Vranja e dhe Banja e Vranjës. Duhet ndihmuar secilin po munde sepss kjo është ndjenjë e mrekullueshme, ka thënë ndër tjera Milazimi.