Si ta leni fëmijën e lumtur në çerdhe!
Si ta leni fëmijën e lumtur në çerdhe!
Çfarë bëjnë zakonisht nënat/babat kur fëmija qanë se nuk dëshiron të rrijë në çerdhe?
Shkojn….Ikin….Zhduken….
Fillimi i vijimit të çerdhes, parashkollores, foshnjores në përgjithsi pritet me kënaqësi nga prindërit. Por vijimi gjatë ditëve të para ndodh shpesh që përcillet me vaj e të qara.
Në shumicën e rasteve koha se sa fëmija do të qajë, pas largimit, është e barabartë me kohën që ju kaloni duke mos mundur të largoheni. Është e qartë që për nënat është e vështirë ta lënë fëmijën e tyre duke qarë, por nëse ndarja bëhet në mënyrën e duhur, fëmija nuk do të qajë gjatë.
Por çka duhet të bëni e çka jo? Mënyra më e duhur?
MOS DILNI-IKNI NGA DHOMA E PUNËS, KUR FËMIJA NUK JU SHEH
Të zhdukeni kur fëmija nuk e ka vëmendjen te ju është mënyrë e lehtë që t’mos e shihni fëmijën tuaj të dashur duke qarë pas jush, kjo nuk e zgjidh problemin. Fëmija qan sepse i frikësohet braktisjes, e kur shohin që nëna/babai ka ikur fshehtazi, kjo frikë fillon duke u rrit më shumë.
THUEJANI FËMIJËS QË E KENI PATJETËR TË SHKONIDHE PËRSHËNDETENI
Afrohu te fëmija, përqafojeni, putheni apo çfarëdo forme tjetër të përkëdheljes që e keni zakon ta praktikoni.
BUZËQESHNI MOS U DUKNI E FRIKËSUAR DHE E MËRZITUR
Fëmija e vlerëson situatën duke lexuar fytyrën tuaj. Nëse dukeni që jeni e frikësuar ose gati për të qarë, kjo e bën fëmijën të mendojë se nuk është i sigurt dhe e rrit shqetësimin e tij.Kështu që dhuroni buzëqeshje dhe krenohuni që keni fëmijë për ta dërguar në çerdhe
SILLUNI BUT E THUANI FËMIJËS SE DO TË ARGËTOHET SHUMË NË ÇERDHE
Bëni që fëmija të shohë se është i sigurt e nuk ka asgjë për t’u brengosur. Kjo ndoshta kërkon pak aktrim nga ana juaj, veçanërisht nëse e keni të parin fëmijë dhe ndaheni për herë të parë. E di sa të mërzitur janë nënat në këto raste. Në çerdhen ku punoj, më shumë qajnë prindërit sesa fëmijët. Krejt e qartë se prindërimi nuk është i lehtë, por duhet të jeni i/e fortë për fëmijën tuaj. Buzëqeshni plot siguri dhe vetëbesim përderisa largoheni, pastaj mund të shkoni ta zini ndoj qoshe e të qani.
DUHET TË JENI TË VËMENDSHËM E MOS U TREGONI INDIFERENTE NDAJ LOTËVE TË FËMIJËS
Është e rëndësishme që fëmija ta dijë se ju brengoseni kur ajo/ai është i mërzitur. Mos i qortoni pse qajnë. Kuptojeni botën e tij.
JU DUHET TË BËNI QË AI/AJO TË NDIHET I/E SIGURTË
Thuani fëmijës se do të kalojë shumë bukur në çerdhe, edhe pse tani është i pikëlluar. Përkujtoja se ju (ose dikush tjetër) do të ktheheni për ta marrë. Nëse doni, mund të bëni plan për ndonjë aktivitet që do ta bëni sëbashku pas orarit të çerdhes. Kjo do t’i përkujtojë për kthimin tuaj, dhe do t’jua mundosojë edukatoreve ta ngushëllojnë fëmijën.
Kur fëmija qan, është shumë ngushëlluese të mund t’i thuash: “Dëgjova se me nënën do të shkoni të hani akullore. Sa mirë! Cila është shija jote e preferuar?” Përnjëherë, fëmija buzëqeshë dhe mendon për të ardhmen. Por para një minuti, ajo/ai po qante dhe s’mendonte tjetër pos se sa i vetmuar dhe i mërzitur është. Tani është i emocionuar si do të argëtohet me nënën. Kështu pastaj është shumë më e lehtë për fëmijën të nis të luajë me shoqet e shokët.
E di se është e vështirë të ikni kur fëmija është duke qarë, por nëse e aplikoni këtë qëndrim ju siguroj se kur të ktheheni do të gjeni një fëmijë të buzëqeshur, të lumtur që do t’nis t’ju tregojë si i ka kaluar dita në çerdhe.
Ama keni kujdes mos e pyetni fëmijën çka mësuat apo çka keni hongër sot , por me cilin shok shoqe ke luajtur.
Burimi: Quora.com
Përshtati: Shkëlzen Limani